Kriza energjitike, Rama: 80% të faturës e paguan qeveria

Kriza energjitike, Rama: 80% të faturës e…

Në Mallakstër vijoi këtë të shtunë takimi i Kryeministrit Edi Rama me banorët, për gjithçka është bërë dhe do të vijojë të bëhet në përpjekjen për të përballuar sa më mirë e më lehtë sfidat që solli vala e luftës.

Kryeministri Rama, theksoi se qeveria po ndihmon popullsinë në përballimin e krizës së energjisë.

“Është një shumë jashtëzakonisht e konsiderueshme që ne e kemi vënë në dispozicion të kësaj lufte sepse ne nuk duam që goditja e çmimit të vijë tek pensionistët, të vijë tek familjet, të shkojë tek nënat kryefamiljare, të shkojë tek bizneset e vogla sepse po shkoi atje, atëherë jeta bëhet shumë e vështirë dhe kjo bën që fatura e energjisë elektrike që ju keni në shtëpi, që ju vjen në shtëpi te këtë një çmim që është 20% që e paguani ju ndërkohë që 80% e paguan shteti përmes buxhetit të shtetit”, shprehet Rama.

Kryeministri  reagoi dhe për kritikuesit që akuzojnë qeverinë për shtrenjtim të energjisë.

“Si qenka kjo që janë rritur çmimet dhe e ka fajin qeveria? Si mund të jetë kjo kështu kur çmimet janë rritur në të gjithë botën? Për të gjithë çmimet e botës e kemi fajin ne? 

“Ndërkohë që çmimet janë rritur, është e vërtetë, por janë rritur më pak se në të gjithë rajonin tonë, që të mos diskutojmë vendet e tjera dhe të shikojmë rajonin tonë, ku po i afron 20%, ndërkohë që ne jemi nën 10%, jemi në 7%, 7.5%, 8% aty vërtitemi”, theksoi Rama. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit