Kriza kap edhe Elon Musk, do shkurtojë 10% të punëtorëve të Teslas

Kriza kap edhe Elon Musk, do shkurtojë…

Tesla do të pushojë nga puna më shumë se 10% të fuqisë punëtore në botë, siç tregon një memo e brendshme e parë nga Reuters të hënën, ndërkohë që po përballet me rënien e shitjeve dhe intensifikimin e luftës së çmimeve për makinat elektrike.

Shtëpia më e madhe automobilistike në botë për vlerën e tregut kishte 140.473 punonjës në botë në dhjetor 2023, sipas raportit të saj të fundit vjetor. Në memo nuk saktësohej se sa vende pune do të prekeshin.

Disa punonjës në Kaliforni dhe Teksas janë njoftuar tashmë për pushimet nga puna – deklaroi për Reuters, një burim që ka dijeni mbi çështjen, i cili kërkoi të mos citohej, për shkak të ndjeshmërisë së temës.

“Ndërkohë që e përgatisim kompaninë për fazën e ardhshme të rritjes, është e rëndësishme të analizojmë çdo aspekt të saj për të reduktuar kostot dhe për të rritur produktivitetin”, deklaroi Elon Musk, CEO i Tesla në memo.

Aksionet e Tesla kanë rënë me 31% këtë viti, duke rezultuar më poshtë se shtëpitë automobilistike tradicionale si Toyota Motor dhe General Motors, aksionet e të cilave janë rritur përkatësisht me 45% dhe 20% falë tranzicionit të ngadaltë të konsumatorëve nga makinat tradicionale me motor me djegie të brendshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit