Kriza, kriza, por bankat bëjnë kërdinë/ Dyfishohen fitimet në janar-mars, përfitojnë miliona euro

Kriza, kriza, por bankat bëjnë kërdinë/ Dyfishohen…

Bankat në Shqipëri janë në kohën e tyre më të artë. Ndonëse shqiptarët janë në krizë ekonomik, ato po përfitojnë nga rritja e normave të interesit tek kreditë. Një pjesë e mirë e shqiptarëve janë detyruar të marrin kredi për t’u rimëkëmbur ekonomikisht, apo për ë investuar me qëllim rritjen e fitimeve. Mirëpo bankat kanq kanë dashur dhe kanë shfrytëzuar rritjen e kërkesës për kredi për të rritur interesat.

Fitimet e bankave shqiptare u rritën me më shumë se dy herë në tre muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë raportoi se për periudhën janar-mars, bankat shqiptare regjistruan një fitim neto prej 6.8 miliardë lekësh ose rreth 61 milionë euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat e sektorit bankar nga interesat u rritën në janar-mars 2023 me 4.9 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në 19 miliardë lekë ose 172 milionë euro. Për të njëjtën periudhë, shpenzimet që bankat paguajnë për interesat e depozitave u rritën me vetëm 1 miliardë lekë ose gati 5 herë më pak në vlerë absolute.

Vitin e kaluar sektori bankar e mbylli vitin me një fitim neto prej 21.7 miliardë lekësh ose mbi 195 milionë euro me kursin aktual.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit