Kriza në Korenë e Veriut, lideri suprem i detyron banorët të hanë kafshën e pazakontë

Kriza në Korenë e Veriut, lideri suprem…

Përveç krizës ekomonike, pandemia e koronavirusit ka sjellë edhe mungesën e ushqimeve.

Duke parë këtë situatë, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se njerëzit duhet të hanë breshka.

Siç shkruan “The Sun”, lideri komunist përpiqet t’u vijë në ndihmë qytetarëve të përballojnë krizën e ushqimit.

Ai u rekomandon mishin e breshkave pasi ka vlera të mëdha.

Që në lashtësi, breshkat janë përfolur se kanë shumë proteina, aminoacide thelbësore dhe vitamina efektive për të trajtuar hepatitin e sëmundje të tjera.

Mburoja dhe kocka e breshkës përdoren gjerësisht si përbërës në prodhimin e ilaçeve.

Po ashtu edhe gjaku i tyre është veçanërisht i efektshëm për trajtimin e diabetit dhe forcon imunitetin e fëmijëve.

Ekonomia e Koresë së Veriut po përballet më mjaft vështirësi gjatë dekadave të fundit.

Në përiudhën Mars-Prill që përkon edhe me përhapjen e Covid-19, shumë fabrika u mbyllën.

Tokat punoheshin gjithnjë e më pak dhe për këtë arsye mielli dhe orizi, dy ushqimet më të rëndësishme në këtë vend, filluan që të ishin edhe më të pakta në sasi.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 40% e popullsisë së Koresë së Veriut, edhe para se pandemia të përhapej, vuante nga kequshqyerja.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit