Kriza nga pandemia një 'hiç' për Ruçin, tundohet dhe blen 2 makina e 1 motor me vlerë 130 mijë Euro

Kriza nga pandemia një ‘hiç’ për Ruçin,…

Në këtë situatë të rëndë sociale-financiare, kur ekonomia shqiptare po bie keqas; kur borxhi po rritet e qeveria nuk ka fonde për të blerë teste, tamponë, ilaçe e pajisje “Covid”, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e ka bërë mendjen “dyst”, për tendera rehatie e luksi zyrtarësh.

Nëpërmjet shpalljes në APP, Ruçi ka porositur blerjen e 1 Autoveture tip “SUV LWB” me fond 66 milionë lekë të vjetra me TVSH; të 1 Minibusi lloji “13/14+1” vende me fond 73.2 milionë lekë të vjetra me TVSH; dhe të 1 motorçikletë “50 cc”, fond 24 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Këto automjete, duhet të dorëzohen në datën 31 dhjetor 2020; ndoshta si “qokë” ndaj miqve për natën e Vitit të Ri, ndërsa ajo që nuk sqarohet në tender, është enigma se përse i duhet Kryesisë së Kuvendit… motorçikleta./Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit