Krizë dhe borxhe BE-së, shqiptarët do paguajnë 62 milionë dollarë për “satelitët e Ramës”

Krizë dhe borxhe BE-së, shqiptarët do paguajnë…

Kryeministri Edi Rama njoftoi në një kohë ku Shqipëri po përballet me rritje të cmimeve, borxhe që shteti ka marrë nga BE e shumë probleme të tjera, se vitin tjetër ai do të dërgojë dy satelitë në hapësirë.

Shqipëria pritet të lëshojë në hapësirë, “Albania 1” në muajin mars dhe “Albania 2” në muajin qershor, duke u radhitur kështu krahas vendeve që kanë një “sy” në hapësirë.

Rama postoi një video të një bisede më një nga ekspertët e kompanisë SpaceX, për mënyrën se si do të bëhet lëshimi i satelitit.

Ky është lëshimi i SpaceX Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë”, tha eksperti i kompanisë.

Kryeministri Rama në bisedën e tij me përfaqësuesin e kompanisë SpaceX, nuk i bëri me dije afërsisht kostot e lëshimit të satelitëve me SpaceX Falcon 9, duke ngjallur kuriozitet akoma edhe më të madh tek shqiptarët.

Pra, sa kushton SpaceX për të lëshuar një Falcon 9?

SpaceX po lançohet më shpesh se çdo vend ose kompani tjetër dhe CEO i saj Elon Musk ka deklaruar kosto të ulëta, si dëshmi e përmirësimit të besueshmërisë së raketave Falcon 9 të kompanisë së tij.

“Kam kontrolluar kostot, ne arrijmë deri në një milion dollarë më pak se konkurrentët, për të siguruar një mision Falcon 9”, deklaroi Musk.

Biseda e Ramës me ekspertin e kompanisë SPACE X

Rama: Pra jemi këtu.

-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?

-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

Rama: Po Albania 2? Në qershor…

-Saktë…

Rama: Super

-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen

Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.

-Po, zotëri

Rama: Ende nuk ka një kosto të lëshimit të sateliteve por kompania e miliarderit Elon Musk ka ulur ndjeshëm kostot nga ripërdorimi I anijeve kozmike. Në bisedën me inxhinierin e Space x është përmendur raketa Falcon 9 e cila është projektuar nga Space X dhe është e aftë të bëjë disa udhëtime. Më i fundit është bërë në qershor dhe janë lëshuar katër satelitë në hapësirë.  SpaceX planifikon të zëvendësojë përfundimisht Falcon 9 dhe Falcon Heavy me sistemin e lëshimit Starship. Spaxe X është zhvilluese e programit të 10 mijë satelitëve dhe të trenit kozmik që u shfaq në hapësirë dy dite më parë. Shqipëria këto satelitë do ti përdorë për monitorimin e territorit.

Kryeministri pak ditë më parë deklaroi ambicien që Shqipëria do të ketë dy satelitë në orbitë. Lajmin për të patur dy satelitë në orbitë ‘Albania1’ dhe ‘Albania2’, Rama e dha në Kuvend, duke shkaktuar edhe të qeshura në radhët e opozitës. Basha reagoi me ironi duke thënë se kjo është taktikë për të ruajtur statuskuonë.

Satelitët artificialë janë pajisje të cilat shërbejnë për transferim të të dhënave anembanë rruzullit tokësor. Ata janë objekte të ndërtuara nga njeriu, të cilat janë të vendosura në orbitë nga largësia 2.000 deri në 35.000 km nga sipërfaqja e Tokës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit