Krizë ekonomike por shqiptarët nuk i ndahen duhanit, rriten importet

Krizë ekonomike por shqiptarët nuk i ndahen…

Shqiptarët po ankohen se kriza ekonomike po i zbraz xhepat dhe se çmimet janë rritur së shumti. Veç ushqimeve, në vargun e rritjes së çmimeve ka pësuar edhe produktet e “qejfit”, si duhani. Një paketë cigare sot kushton më shtrenjtë, por shqiptarët nuk heqin dore nga tyumosja.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, përgjatë vitit 2022 janë importuar në total 3 mijë e 147 tonë cigare, shifër kjo rekord në 4 vitet e fundit. Krahasuar me vitin 2021, rritja e importit të cigareve ka qenë 7,2%.

Nga 1 Janari 2023, akciza për duhanin u rrit mesatarisht 250 lekë për kg, kjo solli edhe rritjen e çmimit të paketave. As kjo nuk e ndali blerjen e duhanit pasi në muajin janar të këtij viti u importuan 293 tonë cigare, një rritje prej 64.4%.

Tabelë e përpunuar nga SCAN
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit