Krizë në Angli për punëtorë, shpallen 1 milion vende të lira pune

Krizë në Angli për punëtorë, shpallen 1…

Anglia ndodhet në krizë për krah pune, duket se BREXIT dhe më pas periudha e gjatë e pandemisë kanë ndryshuar në mënyrë drastike situatën e tregut të punës në Britaninë e Madhe, që në sektorë të caktuar ishte dominuar nga të huaj.

Anglia ka shpallur 1 milion vende të lira pune.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji u arrit një shifër rekord të vendeve të punës, pothuajse 1.2 milionë të cilët presin punëtorë dhe për të cilët asnjë nuk ka aplikuar ende. Bëhet fjalë për më shumë se 318 mijë vende pune të lira më shumë se në periudhën para krizës së COVID-19.

Dëshmia më konkrete e kësaj nevoje urgjente për krah pune u tregua në javët e fundit, kur pikat e karburanteve u zbrazën shkak të mungesës së rreth 55 mijë shoferëve të kamionëve që duhet t’i furnizonin.

Sektorët që kërkojnë më shumë punëtorë, krahas sektorit të transportit, është natyrisht ai i hoteleri-turizmit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit