Kroaci/ Kryeministri ul çmimin e ushqimeve bazë për të ndihmuar popullin

Kroaci/ Kryeministri ul çmimin e ushqimeve bazë…

Qeveria kroate ka ndërmarrë disa nisma në ekonomi për të ndihmuar popullin të kalojë krizën që ka kapluar botën.

Andrej Plenkoviç, kryeministri kroat ka ulur çmimet e ushqimeve ushqimore bazë pët të zbutur efektet që ka sjellë inflacioni. Ai ka prezantuar sot kufijtë e çmimeve për çdo produk konsumi.

“Ka një rritje të madhe në çmimet e produkteve ushqimore bazë. Pas konsultimit me prodhuesit dhe zinxhirët e shitjes me pakicë, ne kemi rënë dakord që do të kufizojmë produktet e mëposhtme”,-deklaroi ai në mbledhjen e qeverisë.

Në shportën bazë të konsumit të produkteve çmimi i të cilave do të ulet bëjnë pjesë: Vaji i lulediellit, qumështi, mielli, sheqeri i bardhë, mishi i pulës, mishi i derrit dhe mishi i grirë.

Kjo paketë vlen 2.8 miliard dollarë për qytetarët dhe bizneset. Kryeministri shtoi se falë këtyre masave, do të kalohet një vjeshtë dhe dimër më i përballueshëm për qytetarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit