Kroaci/ Prek me dedikimin e tij daja që humbi mbesën në aksidentit tragjik

Kroaci/ Prek me dedikimin e tij daja…

Në mesin e viktimave në aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme në autosdratën Sllavonski Brod të Kroacisë ishte dhe Anjeza Bellanica nga Krushka e Madhe.

Dhe daja e të ndjerës Leotrim Hoxhaj ka publikuar një mesazh prekës për vdekjen e mbesës së tij:  

”E bukura e dajës, unë të prita me ardh e me u knaq , prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde” shkruan ndër të tjera daja për mbesën e tij.

Postimi i plotë:

Sa me padurim presim të vin në vendlindjen e tyre gurbetqarët ashtu si edhe ti i numërove ditët për me ardh te ne. E bukura e dajës, unë të prita me ardh e me u knaq, prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde. Qenka shumë e vështirë me u pajtu me këtë që na than për ty. Sot në çdo lajm e në çdo familje është fol për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Koraci por unë nuk doja me besu që në mesin e tyre je edhe ti. Nuk lash vend e kënd pa e pyet për ty po fundi që ndëgjova ma ndau zemren. Ende spo muj me besu që sdo të shoh më. Të zotit jemi dhe te ai do të kthehemi e ti qofsh lulja më e bukur e xhenetit ashtu si shkelqeve gjithmon në jetën tonë. E paharrueshme do të jesh gjithmonë Anjeza mbesa e dajës.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit