Kroacia mposht Portugalinë në Lisbonë

Kroacia mposht Portugalinë në Lisbonë

Kroacia ka arritur të triumfojë përballë Portugalisë në miqësoren e zhvilluar në Lisbonë, me shifrat 1-2.

Sfidën e zhbllokoi Luka Modriç, ku falë ekzekutimit në mënyrë perfekte të një penalltie arriti të kalonte të tijtë në avantazh, rezultat që do ta mbronin gjatë gjithë pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, portugezët u kundërpërgjigjën me Diego Zhotën, ku me portën e boshatisur kthyen baraspeshën në minutën e 48. Golin e fundit, dhe atë që i dha fitoren Kroacisë e shënoi Budimir në minutën e 58.

Kujtojmë se Kroacia është kundërshtarja e Shqipërisë në EURO 2024, pasi bëjnë pjesë në grupin B, së bashku me Italinë dhe Spanjën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit