Mesfushori i Real Madritit së fundmi ka dhënë një intervistë për edicionin gjerman të ‘GQ’ ku ka folur dhe për një çështje shumë delikate që përfshinë gjithashtu dhe botën e futbollit, homoseksualizmin.
‘Unë nuk mund t’ju siguroj se nuk do të përfundonte duke u fyer ose përçmuar. Nuk duhet të jetë kështu’ nis përgjigjen Kross për pyetjen në lidhje me homoseksualizmin në futboll duke shtuar më tej:
‘Sensi i zakonshëm më thotë që të gjithë duhet të jetojnë në liri të plotë, nuk ka dyshim për këtë. Por nuk e di nëse do të këshilloja që një lojtar të dilte dhe të deklarohej si i tillë. Shpesh fjalë të caktuara përdoren në terren dhe duke marrë parasysh emocionet që përjetohen në stenda, nuk mund t’ju siguroj se nuk do të përfundonte duke u fyer ose përçmuar. Nuk duhet të jetë kështu. Dhe jam i sigurt që një lojtar, nëse vendos të ndërmarrë këtë hap, do të merrte mbështetjen e shumë skuadrave. Por dyshoj se kjo do të ndodhë para tifozëve rivalë’.