Krujë, ashensorët e pallateve të tërmetit prej 1 viti jashtë funksionit

Krujë, ashensorët e pallateve të tërmetit prej…

Banorët e pallateve të rindërtuara pas tërmetit në Lagjen Nr. 4 në Krujë kanë ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e ashensorëve, duke thënë se problemi vijon prej rreth një viti, që kur janë futur në banesat e reja. Situata është veçanërisht e vështirë për të moshuarit, personat e sëmurë dhe banorët e kateve të 4-ta dhe 5-ta, të cilët detyrohen të përdorin shkallët.

Sipas banorëve, administratori i pallatit u përgjigjet vazhdimisht me “prit sot” dhe “prit nesër”, por deri tani nuk ka pasur një zgjidhje konkrete për problemin. Ata thonë se për personat me vështirësi në lëvizje, ngjitja dhe zbritja e shkallëve nga katet e larta është një barrë e rëndë dhe rrezikon sigurinë e tyre.

Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë Krujë që të ndërhyjë dhe të marrë masa për riparimin e ashensorëve sa më shpejt. Ata kërkojnë që shqetësimi i tyre të mos neglizhohet, pasi funksionimi i ashensorëve është një nevojë bazë për jetesën dhe lëvizjen e sigurt në pallate.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit