Krujë/ Përfshihet nga flakët një makinë, shoqërohen disa persona

Krujë/ Përfshihet nga flakët një makinë, shoqërohen…

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në oborrin e banesës është djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. V. Dyshimet janë se zjarrvënia është e qëllimshme.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona si dhe janë administruar provat në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit