Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një magazinë që përdorej për ruajtjen e ushqimit për bagëtitë, në fshatin Larushk të Krujës.
Si pasojë e flakëve, është djegur e gjithë baza ushqimore, përfshirë një sasi të konsiderueshme jonxheje. Zjarri ka përfshirë edhe kasollen pranë magazinës, ku ndodheshin disa lopë, të cilat kanë ngordhur nga flakët.
Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i Krujës, i cili ka ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Baza ushqimore dhe bagëtitë ishin në pronësi të Deli dhe Osman Tufës.
Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin.