
Yolanda Sánchez kryebashkiakia e qytetit Cotija në Meksikë është vrarë nga persona të armatosur disa orë para zgjedhjeve presidenciale të vendit!
Ngjarja ndodhi të hënën, kur persona të armatosur kanë parë kryebashkiaken Sánchez duke ecur në qendër të Cotija, Michoacán, të hënën dhe i kanë zënë pritë. Mediat lokale thonë se ajo u qëllua 19 herë dhe vdiq në spital menjëherë pas sulmit. Në përleshje me armë mbeti i vrarë edhe truproja e saj!
Deri në këtë moment asnjëri prej autorëve nuk është ndaluar nga Policia, ndërsa krimi ka ardhur disa orë para zgjedhjeve presidenciale të cilat u fituan nga Claudia Sheinbaum duke u bërë kështu presidentja e parë e Meksikës që do të marrë detyrën nga 1 tetori.
Yolanda Sánchez ishte zgjedhur në krye të qytetit që prej shtatorit të vitit 2021, si e para grua në këtë post. Më herët ajo kishte rënë pre e disa sulmeve të tjera nga bandat, madje kishte raportuar se ishte kërcënuar me jetë duke i kërkuar dorëheqjen.
Pas kësaj ngjarje kryebashkiakes iu vendosën truproje, por ajo u vra të hënën në një sulm me armë.