
shtë kallzuar penalisht kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Mema.
Bëhet me dije se kryetarja e Bashkisë Dimal akuzohet për shpërdorim detyre,shkatërrim i pronës private,mashtrim dhe falsifikim.
Prokuroria e Rrethit Berat për shkak të moskopetencës e ka përcjellë kallzimin penal në SPAK.
Mësohet se kallzimi ndaj kryebashkiakes është bërë nga 60-vjeçari, Petir Baho, i cili ka deklaruar se i është shkatërruar prona nga fadromat e bashkisë në 23 Nëntor 2020 dhe pas kësaj bashkia i ka dhënë leje një tjetër qytetari të vijojë ndërtimet në këtë pronën e tij.
“Shtetasi Petrit Baho,i datëlindjes 24.01.1960,lindur dhe banues në fshatin Poshnje,është pronar i pasurisë së paluajtshme me nr.455/12,e llojit “truall dhe godinë 2 KT”,me sipërfaqe 97.6 m2 dhe prona është e regjistruar në zonën kadastrale 3032 në Poshnje. Për këtë pronë,Petrit Baho është i pajisur edhe me çertifikatë pronësie. Në 25 Nëntor 2020,me një njoftim të firmosur nga kryebashkiakja Juljana Mema për lirimin e hapësirave publike,pranë banesës së tij janë paraqitur disa persona si punonjës të bashkisë dhe pa asnjë dokumentacion ligjor kanë filluar të prishin disa prona aty pranë dhe më pas kanë filluar të prishin edhe objektin me dokumentacion të rrrgullt të shtetasit Petrit Baho. Pasi është njoftuar policia,e cila nuk ka ndërhyrë,shtetasi Petrit Baho i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për marrjes e masës së sigurimit të padisë. Pak ditë më vonë,mbi pronën e tij ka filluar punimet (që po vijojnë ende) qytetari Ramadan Baho,që pretendon se ka marrë leje nga bashkia,” thuhet nw akuzw.