Kryebashkiakja e Dimali asfalton rrugët e fshatit me tendera pa garë

Kryebashkiakja e Dimali asfalton rrugët e fshatit…

Juliana Memaj duhet të ishte në burg për për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Kryebashkiakja e Dimalit u morë në hetim nga SPAK në vitin 2022 pas një kallëzimi të bërë për grabitje prone dhe dhënie të saj të një investitori. Në vitin 2020 familja Baho nga fshati Poshnje denoncuan Bashkinë Dimal për pronën e tyre, të cilën thonë se e disponojnë me certifikata të rregullta, por i’u dha një shtetasi tjetër për ndërtimin e një resorti. Gjykata e Beratit i ka dhënë të drejtë familjes Baho pasi sipas provave ka rezultuar se bashkia Dimal ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar haptazi për qëllime përfitimi shtetasin tjetër duke ndërtuar pa leje një resort.

Mirëpo SPAK heshti për këtë rast duke lënë Juliana Memën të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit 2023, duke fituar një tjetër mandat. Duke pasur ‘krahët e ngrohta’ dhe duke e ditur se nuk preket nga drejtësia, kryebashkiakja e Dimalit vijon me bëmat e saj në dëm të qytetarëve. Së fundmi Memaj do të jap 280 milionë lekë të vjetra pa TVSH për rikonstruktimin e rrugës së fshatit Drenovicë. Në garë për këtë tender kanë qenë tre kompani, dy prej të cilave janë skualifikuar nga gara, dhe në mungesë konkurence është shpallur fitues bashkimi i kompanive “LLUCA sh.p.k – BAJRAMI N. Sh.p.k”.

Ky nuk është rasti i vetëm që Juliana Memaj jep tendera pa garë dhe me fitues që dyshohet se janë të paracaktuar. Fusha e futbolli apo ministadiumi ka qenë një nga pretekset që Memaj të jap shpesh tendera pa garë, apo shtrimi i rrugëve të tjera të yonat urbane dhe rurale të zonës ku ajo qeverisë. Sikur SPAK të shihte këto raste, Memaj do të ishte bashkë me shokët e shoqet e saja socialiste të rënë në burg për shpërdorim detyre, korrupsion dhe vepra të tjera penale në dëm të taksapaguesëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit