Kryebashkiaku demokrat i Fushë-Arrëzit 'sfidon' Pjerin Nderun: Duam edhe ne emigrantë

Kryebashkiaku demokrat i Fushë-Arrëzit ‘sfidon’ Pjerin Nderun:…

Çështje marrëveshjes së kryeministrit Edi Rama me homologen italiane Georgia Meloni, është kthyer në temën e ditës në vendin tonë. Edhe pse opozita është pozicionuar kundër, duket se jo të gjithë mendojnë kështu në këtë kamp.

Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Hil Curri i cili u zgjodh nga kualicioni ‘Bashkë Fitojmë”, i ka habitur të gjithë mbrëmjen e së martësm.

Curri i ka shkruar një letër kryeministrit Edi Rama ku shpreh dëshirën që të presë në këtë qytet refugjatët që pritet të mbërrijnë në vendin tonë pas marrëveshjes të nënshkruar me Italinë.

“Dua te shpreh gatishmërinë time dhe deshiren per te strehuar disa prej ketyre Emigrantève ne territorin tonë. Fushe-Arrëzi eshtê nje komunitet qe mahnit me nje territor te bukur, qe na mundèson te ofrojmë strehim de mbështetje te pershtatshme per keta individë”, shkruan ai.

Curri shkruan më tej se Fushë-Arrëzi është i gatshëm që të japë kontribut duke iu ofruar ndihmën që iu nevojitet emigrantëve.

“Komuniteti i Fushe-Arrezit eshte i gatshëm te japë nje kontribut pozitiv ne jetët e ketyre individeve duke u ofruar nje mjedis mbështetës ku ata mund te ndërtojnë jeten e tyre, të gjejnë siguri dhe te kene qasje ne burimet e nevojshme. Bashkia jone eshte e gatshme te bashkëpunoje me qeverine, organizatat jofitimprurëse dhe organet ndërkombëtare per te siguruar qè kêta emigrante te marrin ndihmën qe u nevojitet”, shton ai.

Po ashtu kryebashkiaku shpreh gatishmërinë për t’u futur në dialog me qeverinë për strehimin dhe përmbushjen e kërkesave për të strehuar emigrantët.

“Une kerkoj me respekt mundësinë per tu angazhuar ne nje dialog konstruktiv me autoritetet relevante pèr te diskutuar detajet dhe logjistiken e strehimit te emigranteve ne Fushe-Arrez. Une jam i gatshëm te punoj me vendosmëri per te përmbushur te gjitha kërkesat e nevojshme dhe per te ofruar një mjedis te sigurt, mikpritës dhe mbështetës per këta individë”, thuhet ne letër.

Nuk dihet nëse kjo është lëvizje për të marrë vëmendje apo për të përfituar më shumë fonde nga qeveria.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama gjatë fushatës, kërcënoi zgjedhësit se qeveria nuk do të lëvronte fonde për bashkitë që do të fitonte opozita.

Pseudopolitika është bashkë kundër shqiptarëve. Teksa vendi shpopullohet dhe shqiptarët detyrohen të largohen, në politikë palët janë bërë një për ta kthyer vendin në një burg për refugjatët pa atdhe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit