Kryebashkiaku i Finiqit i ankohet ambasadorit gjerman: Na fshinë greqishten nga tabelat!

Kryebashkiaku i Finiqit i ankohet ambasadorit gjerman:…

Kryebashkiaku i Finiqit i është ankuar ambasadorit gjerman për fshirjen e gjuhës greke nga tabelat rrugore.

Ditën e sotme, kryebashkiaku i Finiqit, Kristaq Kiço, ka përfituar nga vizita e ambasadorit gjerman.

Ky i fundit, ishte gjendur aty për të prezantuar projektin e GIZ për menaxhimin e mbetjeve.

Qeveria gjermane ka dhuruar për bashkinë e Finiqit, 100 kontejnerë dhe një automjet teknologjik për mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve.

Me këtë rast, Kiço, i ka hapur atij edhe temën e fshirjes së emërtimeve greke në tabelat rrugore nga Qafa e Muzinës në Krane.

Ambasadori i ka shprehur keqardhjen Kiços, dhe i ka kërkuar që të bashkëpunojë me komunitetet për të krijuar besim.

Në mënyrë që situata të tilla të pakëndshme të mos krijohen në të ardhmen.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit