Kryebashkiaku i Kuçovës ka fshehur dënimin në Greqi, PS  fole e politikanëve të inkriminuar

Kryebashkiaku i Kuçovës ka fshehur dënimin në…

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar me  dënim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janinë.

Kjo është përgjigjja që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer KQZ.

Sipas vendimit, Hajdari është dënuar me 4 muaj burg, dënim i cili është konvertuar në gjobë me vlerën e 1500 dhrahmive, vendim i marrë më 23 qershor të vitit 1999.

Vendimi i Zyrës së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme tanimë është në “duart” e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cilit pritet që gjatë mbledhjes së të martës të vendosë për mandatin e socialistit Hajdari, i cili u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Kuçovës më 14 maj.

Por Hajdari nuk është rasti i vetëm që e kap dekriminalizimi mes socialistëve, e cila duket se është kthyer në folenë e politikanëve të kriminuar.

Agim Kajmaku i cili u zgjodh në krye të bashkisë së Vorës u shkarkua dhe u shpall në kërkim nga drejtësia, pasi u vërtetua se ai kishte ndryshuar gjeneralitetet për shkak të një dënimi që kishte marrë në Greqi me emrin Jorgo Toto.

Vladrin Pjetri u zgjodh rreth 4 vite më parë si kryetar bashkie në Shkodër, post që nuk e gëzoi asnjë ditë, për shkak se rezultoi se kishte qenë i dënuar në Itali dhe nuk e kishte deklaruar në formularin që kishte dorëzuar në KQZ.

Emra të tjerë që janë prekur nga dekriminalizimi janë edhe Ervis Roshi i Kavajës, Mark Babani i Vaut të Dejës, e Fatos Tushe i bashkisë Lushnje.

Edhe për Qerim Ismailaj, kryebashkiak i Mallakastrës u prek nga dekriminalizimi për shkak të një dënimi në Greqi.

Por pavarësisht se emrat nga lista e PS që preken nga dekriminalizimi është edhe më e gjatë, kryeministri Edi Rama, i cili e ka kthyer skenën politike në strofull të kriminelëve, justifikohet me faktin që përgjegjësia është personale për çdo individ, duke larguar kështu njollimin nga vetja e vet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit