Kryebashkiaku i New York nën hetim për korrupsion, a do të funksionojë drejtësia amerikane edhe në Shqipëri?!

Kryebashkiaku i New York nën hetim për…

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams është në telashe me drejtësinë amerikane pasi po hetohet për korrupsion në lidhje me mbledhjen e fondeve për fushatën e tij elektorale. Zyrtarët e FBI-së i kanë sekuestruar telefonin dhe pajisjet elektronike që ai kishte në përdorim.

Avokati i kryebashkiakut, Boyd Johnson u shpreh se Adams u tregua i gatshëm të ndihmojë për zbardhjen deri në fund të kësaj çështje dhe nuk bëri asnjë rezistencë ndaj agjentëve të FBI.

FBI iu afrua kryebashkiakut pas një ngjarjeje. Kryetari i Bashkisë e plotësoi menjëherë kërkesën e FBI-së dhe dorëzoi pajisjet e tij elektronike. Ai nuk është akuzuar për ndonjë shkelje dhe vazhdon të bashkëpunojë me autoritetet për hetimin”, tha avokati.

Pajisjet e Adams u sekuestruan nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimit, pasi më parë u kontrolluan banesat e drejtueses për mbledhjen e fondeve të fushatës së Adams, Brianna Suggs, në Bruklin. Gjatë një konference, kryebashkiaku tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë shkeljeje ligjore nga anëtarët e ekipit të tij të fushatës, por nuk tha asgjë në lidhje me sekuestrimin.

Në kohën kur drejtësia amerikane kryejnë hetime pas disa indiceve, në Shqipëri vjedhja nga kryebashkiakët bëhet hapur. Tenderat në Shqipëri jepen pa garë, kryebashkiakët kanë lidhur miqësi me oligarkët dhe grupet kriminale për të siguruar vota, teksa pas fitimit të mandatit shpërblimin e japin me tendera. Mirëpo edhe pse Prokuroria e Posaçme u krijua në bekimin e SHBA-së, duket se organi më i rëndësishëm i akuzës në Shqipëri ka ende shumë punë për të luftuar pandëshkueshmërisë.

Drejtësia amerikane i shkon në banesë kryebashkiakut më të rëndësishëm në vend, heton ish-presidentit Donald Tramp, agjentin McGonigal, dhe një sërë zyrtarësh të lartë, SPAK vijon të stepet kur bëhet fjalë për figura të rëndësishëm të politikës në vend. Prokurorët e SPAK nuk i kanë dorëzuar dot Sali Berishës një letër për detyrim paraqitje, e jo më të hetojnë ish-kryeministrin, Edi Ramën, Erion Veliajn, Ilir Metën, apo rangun e politikanëve të korruptuar të këtij vendi, të cilët vijojnë të abuzojnë me pushtetin që kanë marrë nga qytetarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit