Kryebashkiaku i Ramës e bën vitin me 10 muaj dhe Belshin me 150 turistë në vit

Kryebashkiaku i Ramës e bën vitin me…

Arif Tafan i emocionuar nga prania e kryearit të partisë dhe ng aprania e patronazhistëve të mbledhur në mitingun e fushatës së tij, e humbi fare fillin e fjalimit. Si duket atë që kishte shkruar apo i kishin shkruar e harroi dhe u bë lëmsh me këmbët e veta teksa fliste për arritjet që ka korrur Belshi nën qeverisjen e Partisë Socialiste.

Gjatë fjalimit të tij, Tafani e bëri një vit kalendarik me 10 muaj nga 12 të tillë. Po ashtu deklaroi se brenda një viti Belshin e vizitojnë 150 turistë. Ndoshta ka dashur të thotë 15 mijë, 150 mijë apo 1.5 milionë, por që për kryebashkiakun socialist nuk e mbajti mend si duhet shifrën e saktë.

E në fakt kur përpiqesh të shtosh, të hiperbolizosh, e ndoshta kur tenton të gënjesh, nxjerr nga goja një aritmetikë që edhe Lulzim Basha do ta kishte zili. E sigurtë është që Belshi nuk ka vetëm turizmin nga një pedonale e krijuar, por ka një bujqësi në pikë të hallit dhe një hemoragji të vazhdueshme në largimin e të rinjve për shkak të ekonomisë së rënduar të qytetit.

Për 10 muaj të vitit, bëjini vetë llogaritë, i kalon 150 turistë ky Belshi që ishte i harruar dhe ku para 8 viteve do vije vetëm për hall” – ka deklaruar Arif Tafani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit