Kryebashkiaku i Shijakut: Kemi shkolla me kushte që s’i gjeni as në BE

Kryebashkiaku i Shijakut: Kemi shkolla me kushte…

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa ka theksuar se në vendin tonë kemi shkolla me kushte që nuk janë as në Bashkimin Europian. I ftuar në emisionin “Të vaksinuarit”, Arbana ka falenderuar vazhdimisht Ramën për punën e bërë në Bashkinë e Shijakut, teksa shprehet se kryeministri ka mbaruar në kohë rekord procesin e rindërtimit.

Elton Arbana,

Në emër të qytetarëve të Shijakut dua të falënderoj qeverinë dhe kryeministrin Rama që në kohë rekord ka mbaruar procesin e rindërtimit në Bashkinë e Shijakut dhe sinqerisht jam falenderues, sepse sot ne kemi 802 familje që kanë përfituar një banesë individuale falas dhe kanë kohë që e gëzojnë dhe jetojnë në ato banesa, katër objekte arsimore me të gjitha kushtet që nuk i gjejmë as në Bashkimin Europian dhe një kopsht që i ka pas munguar qytetit të Shijakut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit