Kryebashkiaku i skandaleve, KQZ nuk i heq mandatin Agron Malajt

Kryebashkiaku i skandaleve, KQZ nuk i heq…

Me 5 vota pro, KQZ vendosi të lërë në detyrë Agron Malajn, kryetar i Bashkisë Mat. Ai u denoncua nga PD se është në kushtet e papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës për shkak të dënimit me 10 muaj burg në vitin 1999, për armëmbajtje pa leje. Sipas KQZ, Agron Malaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar detyrën e kryebashkiakut.

KQZ argumentoi se Prokuroria ka kryer një hetim të gjithanshëm për figurën e Malajt, nga i cili rezulton të jetë dënuar, por në momentin që ka filluar punë në administratë i ka mbaruar penaliteti.

Kujtojmë se Partia Demokratike denoncoi se kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka qenë i dënuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje dhe dënimi i formës së prerë me 10 muaj burg, e bënte atë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksioneve.

Sipas PD-së, më 7 tetor të vitit 1999, Agron Malaj është dënuar nga Gjykata e Matit me 10 muaj burg për “plagosje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Nisur nga kjo, PD kërkoi t’i hiqej mandati.

Kush është Agron Malaj?

Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën.

10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë. Në lidhje me akuzat për ngjarjen e 21-janarit Rama ka deklaruar se Agron Malaj nuk ka lidhje me ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit