Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi i jep 47 MLN Lekë kushëririt nga taksat e tropojanëve

Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi i jep…

Një investigim në një tender të siguruar ekskluzivisht për JOQ, ka hedhur dritë mbi nepotizmin që bëhet në pushtetin lokal pa iu dridhur qërpiku, vetë kryebashkiakëve.

Kompania “Vllaznimi sh.p.k.”, e cila rezulton përfituese e disa kontratave publike është në pronësi të Bashkim Byberit, kushëririt të kryebashkikut të Tropojës Rexh Byberit.

Ky fakt ngre dyshime të forta për ekzistencën e një konflikti interesi, duke vënë në pikëpyetje parimet e konkurrencës së ndershme në prokurimet publike.

Tenderin për “Rikonstruksion asfaltim i rrugëve mbushje gropash” me paratë e tropojanëve, Rexha ia ka falur kushos.

Procedura është shënuar me flamur të kuq për shkak të “Skualifikimit të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”. Ky model i skualifikimit masiv të konkurrentëve është një tregues që shpesh përdoret për të favorizuar subjekte të caktuara, duke ngritur dyshime të mëtejshme mbi objektivitetin e vlerësimit të ofertave.

Në këto kushte, kërkohet me forcë që institucionet kompetente, përfshirë SPAK dhe Gjykatën e Posaçme, të ndërmarrin një hetim të thelluar për të verifikuar ligjshmërinë e çdo procedure të lidhur me këtë kompani.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit