Kryebashkiaku socialist rrezikon burgun, SPAK e merr të pandehur për falsifikim dokumentesh

Kryebashkiaku socialist rrezikon burgun, SPAK e merr…

Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Teksa ai mendoi se ja hodhi paq nga KQZ e cila një ditë më parë vendosi të mos i heq mandatin për denimin në Greqi, çështa ka shkuar në dyert e drejtësisë nga ish kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi.

Ai është marrë zyrtarisht i pandehur për “Falsifikim të dokumenteve”, vepër penale kjo që sipas Kodit Penal dënohet me burgim nga 6 muaj në 5 vjet. Nën shoqërinë e avokatit të tij, Theodhori Sollaku, Hajdari është parqitur këtë të mërkurë në SPAK ku është marrë në pyetje.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Hajdari nuk dha shpjegime, ndërsa avokati Theodhori Sollaku tha se klianti i tij nuk u mor si i pandehur, por dha shpjegimet që dha dje në KQZ.

Dha shpjegime për një kallëzim të bërë para 5 vitesh për një dënim qortimi të dhënë në Greqi para 25 vitesh.
Ishim për një kallëzim të bërë nga subjektet politike për një dënim qortimi të dhënë në Greqi 25 vjet më parë. Kanë pretenduar se nuk e ka deklaruar. Nuk ka pasur asnjë vendim të publikuar, asnjë komunikim për këtë vendim. Por edhe nëse do të kishte, nuk do të kishte asnjë konseguencë”, tha Sollaku.

Ndryshe nga sa pohoi avokati i Kreshnik Hajdarit, SPAK i ka komunkuar akuzën e “falsifikimit të formularëve”. Tashmë pritet të shihet nëse SPAK do e dënojë Hajdarin e për rrjedhojë Kuçova të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, apo do e lejojë si KQZ t’ia hedh paq.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit