Kryeinxhinieri në Kuçovë derdh naftën e papërpunuar në përrua, Prokuroria e lë të lirë

Kryeinxhinieri në Kuçovë derdh naftën e papërpunuar…

Kuçova, një nga zonat më naftëmbajtëse në vend, vijon të ndotet masivisht nga hidrokarburet e papërpunuara. Mungesa e investimeve në industri, bënë që nafta të derdhet masivisht në tokat bujqësore ose kanalet vaditëse. Së fundmi një tjetër ndotje mjedisore e rëndë ka ndodhur në këtë qytet.

Mësohet se fundmi janë ndotur ujërat e një përroi në qytetin e Kuçovës, pasi aty janë shkarkuar mbetje të hidrokarbureve. Për këtë është proceduar në gjendje të lirë kryeinxhinieri Gramoz Meçe dhe shefi i sigurimit teknik të ndërmarrjes për prodhimin e naftës.

Pasojat e kësaj ndotje janë afatgjata, si në mjedis por edhe në shëndetin e qytetarëve. Mirëpo lidhjet politike të njerëzve të punësuar në ndërmarrjet e naftës, bën që askush të mos dënohet, siç mund të dënohej një shqiptar i thjeshtë për të njëjtën vepër penale.

.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit