Pazari për kandidatin e Vlorës, Rama kafe me Sinan Idrizin

Pazari për kandidatin e Vlorës, Rama kafe…

Ditën e sotme kryeministri i vendit Edi Rama zbarkoi në Vlorë për mbledhjen e Asamblesë së PS për të votuar kandidatin e kësaj bashkie për zgjedhjet vendore. Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga krahu “i djathtë” i tij. Së bashku me Sinan Idrizin, pronarin e kompanisë “Air Albania” nisen ditën me një kafe, sigurisht nuk do të kenë munguar diskutimet për vendimin e rëndësishëm se kë të zgjedhin kandidat për qytetin bregdetar. Sinan Idrizi duket që ka një ndikim të madh në zgjedhjet e vendore, pas favoreve që ky i fundit I ka mundësuar kryeministrit të vendit, është koha që ai të marrë “bakshishin” e majme. Si për ironi, kandidat u zgjodh Ermal Dredha. 

Me Ermal Dredhën, Sinan Idrizin e lidhin 4 vitet e fundit si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, kur në emër të bablokut, bënin punë të pista me avionët e “Air Albania” në linjën Tiranë-Stamboll-Dubai.

Votimi i fshehtë u zhvillua mes dy kandidatëve, Ermal Dredhës dhe Fate Velaj. Dredha mori 199 vota, Velaj 50 vota, ndërsa 1 votë u shpall e pavlefshme. Me shumë mundësi, Idrizi ka qenë ai që ka vulosur dhe fituesin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit