Kryeministri i Francës, Edouard Philippe jep dorëheqjen

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe jep dorëheqjen

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe ka dhënë sot dorëheqjen, pas 3 vitesh në pushtet.

Philippe dhe presidenti Emmanuel Macron zhvilluan një takim dhe ranë dakord për dorëheqjen.

Në një intervistë më pas, presidenti Macron premtoi një “rrugë të re”.

Edouard Philippe erdhi në pushtet tri vite më parë, por pas pandemisë së koronavirusit, u përball me një krizë ekonomike.

E ardhmja e Philippe-s ishte vendosur në dyshim prej javësh. Ndërsa për presidentin e Francës është një praktikë e zakonshme ta zëvendësojë një kryeministër gjatë mandatit 5-vjeçar.

Lajmin e bëri të ditur pallati i Elysée me një deklaratë ku tha se “Edouard Philippe i dorëzoi dorëheqjen presidentit të republikës, i cili e pranoi”, duke shtuar se ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë derisa të caktohet një qeveri e re./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit