Kryeministri i parë i Palestinës ka qenë shqiptar

Kryeministri i parë i Palestinës ka qenë…

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës tashmë ka marrë vëmendjen e gjithë botës  të cilët janë sensibilizaur me njërën anë ose me tjetrën. Së fundmi edhe në Shqipëri ka pasur edhe një protestë në mbrojtje të Palestnës, duke u nisur nga besimi myslmian, por së fundmi kanë dalë në dritë disa dokumenta ku shihet se lidhja e shqiptarëvë me Palestinën është edhe më e hershmë, pasi udhëheqësi i tyre i parë ka qenë me origjinë shqiptare.

Qeveria e parë palestineze ka qenë e vendosur në Gaza dhe kryeministri i saj ka qenë një shqiptar, Al-Arnauti, një personalitet i famshëm i botës post-osmane. Ka qenë ministër Financash i Jordanisë për një periudhë të gjatë dhe pastaj në moment që shpalli pavarësinë shteti i Izraelit, Liga Arabe krijoi shtetin e Palestinës, dhe kryeministri i parë i saj ka qenë në fakt një shqiptar.

Më 9 Korrik 1948, pasi Izraeli shpalli pavarësinë, Liga Arabe vendosi Këshillin Administrativ për Palestinën, që drejtohej nga Al Arnauti, emri i vërtetë i të cilit ishte Ahmet Hilmi Abd al-Baqi.

Më 22 Shtator të atij viti, Asambleja Kombëtare u vendos në Gaza ku President ishte Amin al-Husayni, ndërsa Al-Arnauti kryeministër.

Ai lindi në vitin 1883 në Sidon në Liban. Me emrin Al-Arnauti atij i referoheshin disa nga personalitetet e botës arabe asokohe. Al-Arnauti ka qenë edhe pjesë e ushtrisë së Perandorisë Osmane ku ka mbajtur detyrën e Gjeneralit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit