Kryeministri italian Conte jep dorëheqjen

Kryeministri italian Conte jep dorëheqjen

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen.

Agjencia e lajmeve italiane “Ansa” raporton se Conte e ka komunikuar vendimin e tij për dorëheqje sot tek ministrat e kabinetit.

“Falënderoj çdo ministër, për çdo ditë të këtyre muajve që qeverisëm së bashku”, i tha Kryeministri kabinetit të tij.

Vendimi i tij është kaluar në Këshillin e Ministrave, ku po diskutohet.

Conte pas dorëheqjes do të tentojë një rimandatim për formimin e qeverisë së re.

Përpara një jave Conte e përballoi me vështirësi mocionin e votëbesimit në senat me 156 vota. Me humbjen e shumicës absolute të 161 votave, qeveria e tij u dobësua ndjeshëm.

Conte si rrjedhojë u bëri thirrje të pavarurve dhe deputetëve të qendrës në senat, që të hyjnë në qeverinë e tij të pakicës. Por pak deputetë iu përgjigjën thirrjes së tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit