Kryeministri italian ndjek Angela Merkel, merr dozën e dytë të vaksinës por ndryshe nga e para

Kryeministri italian ndjek Angela Merkel, merr dozën…

Kryeministri italian, Mario Draghi, ka marrë ditën e djeshme dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit, por ndryshe nga e para. Duke e bërë këtë një praktikë njohur pasi është marrë edhe nga liderë të tjerë europianë.

73 vjeçari në dozën e parë ishte vaksinuar me AstraZeneca, por të dytën e mori Pfizer-BioNTech. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka marrë vaksina të ndryshme.

Javën e kaluar, Draghi mbështeti përdorimin e kombinuar të vaksinave COVID-19. Sipas tij, pas dozës së parë, ai zhvilloi një numër të ulët të antitrupave, kështu që u këshillua të përdorë një vaksinë tjetër si dozë të dytë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit