Kryeministri Johnson i bindur: Krizën e koronavirusit e kalojmë mesin e vitit 2021

Kryeministri Johnson i bindur: Krizën e koronavirusit…

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ishte sot në një konferencë mbi krizën e koronavirusit.

Ai u shpreh se nga mesi i vitit 2021, parashikon që vendi të kalojë krizën e COVID-19.

Por, frika e kryeministrit qëndron te fakti se mos vendi preket nga një valë e dytë e pandemisë.

Pavarësisht nga ka ardhur, nga një lakuriq nate, një pangolin apo çfarëdo gjëje tjetër, virusi ishte një e keqe e madhe për njerëzimin dhe unë mendoj se nga mesi i vitit të ardhshëm ne do ta kemi hedhur atë pas shpine”, tha ai për gazetarët.

Një vit pasi ishte bërë kryeministër, Johnson u shpreh se eksperienca e tij i kishte treguar se qeveria duhet të reagonte shpejt dhe me vendosmëri.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit