Kryeministri kërkon pushtet absolut për bllokimet nga Covid, mijëra australianë protestojnë

Kryeministri kërkon pushtet absolut për bllokimet nga…

Mijëra australianë dolën në rrugët e Melburnit për të protestuar kundër certifikatës së vaksinës, dhe një projektligji që synon ti japë kryeministrit të shtetit Victoria, Daniel Andreës, më shumë fuqi për të shpallur një pandemi dhe për të vendosur bllokime.

Grupi i madh i protestuesve, i cili përfshinte fëmijë dhe të moshuar, mbanin flamuj australianë në duar, dhe kanë bërë thirrje për shkarkimin e kryeministrit. Në mesin e protestuesve ishin dhe politikanë kundërshtarë, ku Craig Kelly, një deputet i Partisë së Australisë së Bashkuar bëri thirrje që projektligji i propozuar të ”vritet”.

Protesta e së shtunës ishte e fundit në një varg demostratash në Melburn që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

Projektligji i diskutueshëm pritet që të kalojë për votim javën e ardhshm, dhe sunon që të zëvendësojë ligjet aktuale të gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo bën që kryeminsitri të marrë vendime për kufizim apo bllokim, pa qenë e nevojshme për të marrë një miratim nga ministri i shëndetësisë, që derimë tani ishte ai që thoshte fjalën e fundit.

Projektligji ka marrë kritika të rënda, edhe nga shoqata e avokatëve tn Victoria, që sipas tyre i jep kryeministrit pushtet të pakufizuar për të qeverisur pa mbikqyrje.

Demonstruesit të shtunën protestuan gjithashtu kundër një vaksinimi të detyrueshëm, i cili hyri në fuqi këtë javë dhe kërkon që punëtorët e ndërtimit në shtet të vaksinohen plotësisht kundër Covid-19 për të punuar.

Melburni ka përjetuar disa nga bllokimet më të gjata dhe më të rrepta të Covid-19 në botë. Muajin e kaluar, ndërsa mbyllja e gjashtë e qytetit mori fund, numri i përgjithshëm i ditëve të izolimit të Melburnit që nga fillimi i pandemisë arriti në 262.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit