Kryeministri Mario Draghi në Itali përgatitet për të ndaluar protestat kundër “Green Pass”

Kryeministri Mario Draghi në Itali përgatitet për…

Kryeministri Mario Draghi është duke u përgatitur për të frenuar protestat kundër vaksinës, raportojnë mediat italiane.

Rai raporton se protestat kundër Green Pass dhe vaksinimit të detyruar nuk do të mund të zhvillohen më në qendrat historike të qyteteve, kjo për shkak të ndalimit që ka njoftuar qeveria.

Pjesëmarrësit do të mund të mbajnë vetëm protesta ulur, pa marshime, raportojnë mediat italiane.

Disa vende kanë nisur ta aplikojnë këtë, konkretisht në Trieste nuk lejohen demonstratat në sheshin kryesor të qytetit. Kjo do të zgjasë deri në fund të vitit pasi ka pasur rritje të rasteve.

Pandemia në Itali për momentin është nën kontroll, por sipas medieve vendase disa zona janë duke shënuar rritje të rasteve për këtë arsye janë marrë dhe masat.

Dje janë regjistruar 6032 raste të reja dhe kanë humbur jetën 68 persona. Në rajonet veriore të Veneto, Liguria dhe Piemonte , megjithatë, ditët e fundit infeksionet kanë filluar të rriten në mënyrë të rrezikshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit