Kryeministri njoftoi lehtësim masash nga java tjetër, por qytetarët kanë frikë. Sondazhi tregon se mes britanikëve po shfaqen shenja…

Kryeministri njoftoi lehtësim masash nga java tjetër,…

Britanikët po shfaqin shenja nervozizmi dhe janë vënë në siklet me lajmet se do t’i rikthehen jetës me lehtësime kufizimesh do të rikthehen në punë, duke përdorur transportin publik ose duke qenë në grupe në evente sportive, bare dhe restorante kur shtetrrethimi të marrë fund.

Gjetjet në një sondazh të ri sugjerojnë se shumë vende do ta kenë të vështirë rikuperimin nga pandemia e koronavirusit.

Sipas sondazhit, vetëm gjysma (49%) e atyre që janë aktualisht të punësuar ndjehen të qetë që kthehen në punë, dhe një e treta (35%) ndjehen nervozë që do u duhet ta rinisin punën.

Tre në pesë britanikë (61%) gjithashtu thanë se ndjehen në siklet të nisin përdorimin e transportit publik ose të frekuentojnë sërish bare e restorante.

Ndërsa tre në 10 (29%) ndjehen të qetë, vetëm 21% u shprehën të lumtur për përdorimin e transportit publik.

Kryeministri Boris Johnson ka premtuar planin e lehtësimit të masave të koronavirusit javën që vjen.

Keiran Pedley, drejtues kërkimor në Ipsos MORI tha: “Publiku mezi pret të takohet me familjarët dhe shumica dërmuese nuk kanë probleme me këtë. Por duket qartë që ka shenja shqetësimi për heqjen e kufizimeve dhe pasojat. Veçanërisht shumica e britanikëve ishin nervozë për përdorimin e transportit publik, baret e restorantet, eventet sportive apo ato të muzikës ‘live’”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit