Kryeministri nuk është i saktë| Komentuesi korigjon të parin e Qeverisë, e lë me gisht në gojë

Kryeministri nuk është i saktë| Komentuesi korigjon…

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjete sociale një shprehje të huazuar nga Samuel Beckett për të komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

“Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet njëçikë më pak e hidhur. Samuel Beckett” ishte postimi i kryeministrit.

Një komentues vendosi të vërë me shpatulla pas murit numrin një të qeverisë, duke thënë se ai e ka modifikur shprehjen. Beckett, sipas komentuesit nuk thotë ‘të çmendur’, por ‘palaço’. Komentuesi hedh dyshime se në fakt Rama mund të mos e ketë lexuar me të vërtetë këtë autor.

Komentuesi: 
Citoje tamam Beket. “Brenda meje kanë qenë gjithmonë dy palaço, ai që do të rrijë aty ku është e tjetri, që mendon se më vonë do të jetë disi më pak keq. Si vështirë ta ketë lexuar Beckett madhëria juaj, po të paktën kontrolloji ato që të japin suflerët.

Sarkazma e Kryeministrit vijon më tej, pasi zgjodhi që komentit të një mikut të tij,  t’i përgjigjej po me disa fjalë të Beckett.

Edi Rama: 
Klajdi Pllaha një miku im kur takoi Samuel Beckett-in në një kafe në Paris, i tha e kisha ëndërr t’ju takoja sepse e admiroj veprën tuaj dhe Beckett ia ktheu: Nëse mendon se e kupton veprën time atëherë ti nuk e kupton çfarë po them unë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit