Kryeministri portugez jep dorëheqje pas arrestim të shefit të shtabit për korrupsion: Nuk jam mbi ligjin

Kryeministri portugez jep dorëheqje pas arrestim të…

Kryeministri portugez Antonio Costa ka deklaruar se do të japë dorëheqjen, pasi gjatë ditës së martë shefi i tij i shtabit u arrestua për korrupsion.


Costa, për të cilin prokurorët thanë se ishte objektivi i një hetimi të veçantë, njoftoi vendimin në një deklaratë televizive pas takimit me Presidentin Marcelo Rebelo de Sousa të martën.


Në një dalje publike ai tha se beson në sistemin e drejtësisë dhe se këta të fundit janë të lirë për të hetuar.


“Unë besoj plotësisht në sistemin e drejtësisë. Nëse ka dyshime, atëherë autoritetet gjyqësore janë të lira t’i shqyrtojnë ato … Unë nuk jam mbi ligjin”, tha ai.


Presidenti de Sousa pritet të pranojë dorëheqjen e tij, ndërsa opozita ka kërkuar që qeveria të largohet me efekt të menjëhershëm.


Disa orë përpara njoftimit, policia portugeze arrestoi Vitor Escaria, shefin e shtabit të Costa, gjatë bastisjeve në disa ndërtesa publike dhe prona shtesë si pjesë e hetimit për korrupsion.


Prokurorët emëruan Ministrin e Infrastrukturës Joao Galamba si të dyshuar zyrtar dhe arrestuan shefin e shtabit të Kostës. Kreu i agjencisë mjedisore të vendit u emërua gjithashtu si i dyshuar.


Zyra e prokurorit të shtetit ka thënë se Gjykata e Lartë e vendit po shikon “përdorimin e emrit të kryeministrit dhe përfshirjen e tij për të zhbllokuar” aktivitetet që po hetohen.

Në kohën kur kryeministri portugez jep dorëheqje për arrestimin e shefit të shbatit, Edi Rama me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj në kërkim për korrupsion dhe disa ish-kryebashkiakë socialistë të arrestuar për të njëjtën arsye, ai kërkon mandatin e katërt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit