Kryeministri Rama ka bërë burg në Francë? Denoncimi LIVE: Ndërroi emrin qëllimisht nga Edvin në...

Kryeministri Rama ka bërë burg në Francë?…

Fakti se kryeministri Edi Rama ka qenë i dënuar në burg gjatë viteve kur ai ishte emigrant në Francë, po përforcohet gjithmonë e më shumë.

Denoncimin e bujshëm e ka bërë dje në mbrëmje Koleksionisti i njohur, Gjergji Thimo, i cili ka qenë i ftuar në emisionin “A-Show” të moderatorit Adi Krasta.

Thimio ka folur në lidhje me kryeministrin Rama duke bërë publike dosjen “AL.1961138/A”.

Sipas tij, kjo dosje tregon se, Edi Rama, është dënuar në Paris në vitin 1993, i akuzuar për grabitjen e ikonave.

Sipas Thimos, Rama, është i akuzuar për grabitje në Francë, Itali dhe Qipro, pasi dyshohet se ka grabitur ikona.

Më tej, Thimio, ka sjellë dëshmi të cilat tregojnë se, Rama ka qenë i dënuar për grabitje të ikonave.

Koleksionisti deklaroi se, kryeministri aktual ka ndërruar qëllimisht emrin nga Edvin, në Edi.

Sipas tij, në formularin e vetë-deklarimit nuk shkruan asgjë për periudhën 1993-1998, gjë që e ka fshehur.

Thimo i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm, që t’i kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës.

Gjergji Thimo: Rama ka bërë burg në Francë për vjedhje ikonash ...

Ja deklarata e plotë e Gjergji Thimos bërë dje në emisionin “A-Show”:

“Besoj se gjithë populli që po më dëgjon e shikon që unë flas me prova dhe fakte. Nuk është e rastësishme që pikërisht në këtë çështje del emri i kryeministrit Rama. Kjo sepse ai është spikatur në vjedhje ikonash.

Unë i kam thënë që je i dënuar në Francë, Itali dhe Qipro. Unë sot i dal publikisht përballë Edi Ramës për provat dhe faktet që do të publikoj.

Dhe po i them që ti je i spikatur në shkatërrimin dhe vjedhjen e artit ikonografik shqiptar.

E para duhet të vi Fatos Nano dhe të thotë ku e ka gjetur këtë njeri, duke u mbështetur në fjalët e tij se e gjeta me thonj të paprerë në Francë.

Më pas kemi këshilltarin e Merkelit që doli dhe e pyeti direkt nëse ka qenë i dënuar në vitin 1994 për vjedhje ikonash gjë që pasoi me heshtjen e Ramës. E them edhe njëherë që ky është një njeri i spikatur në vjedhjen e ikonave.

Gjatë një konflikti që kam pasur me të, vetë Koço Kokëdhima ma ka pranuar se, Edi Rama është i dënuar në Francë. Unë këtu dua të sjell edhe disa fakte.

Ne kemi një kryeministër që në formularin e vetëdeklarimit nuk shkruan asgjë për periudhën 1993-1998, gjë që e ka fshehur. Kemi periudhën kur Edvin Rama ka ndërruar emrin në Edi Rama, dhe këtë e ka bërë jo pa qëllim.

Pse? Sepse ai ka qenë i dënuar në Francë. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësisë franceze dhe jo policisë franceze”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit