Kryeministri Rama në Jerusalem: Ejani në Shqipëri, nuk do pendoheni

Kryeministri Rama në Jerusalem: Ejani në Shqipëri,…

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite nê Jerusalem i prit nga Presidenti i Izraelit Isaac Herzog. Rama e vlerësoi takimin shumë të rëndësishëm sa i përket miqësisë së ngushtë që ka ekzistuar gjithmonë mes dy popujve, që është dëshmuar në situata të vështira, si dhe të marrëdhënieve të respektit reciprok mes vendeve.

Kryeministri tha që Shqipëria ka qenë gjithmonë një shtëpi e dytë për hebrenjtë. Në takim u folën për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë për vendet, si ekonomia, turizmin.

Shqipëria ka qenë gjithmonë një shtëpi e dytë për hebrenjtë”, u shpreh Kryeministri Rama.

Më tej, Rama iu drejtua të pranishmëve në ceremoninë e organizuar nga Lëvizja Lufto Antisemitizminme një fjalë dhe i ftoi të vizitojnë Shqipërinë.

Gjyshja ime ishte katolike. Ajo nuk shkoi kurrë në universitet, por më besoni se kishte një mençuri të pakrahasueshme me të gjithë shkencëtarët që njoh në Shqipëri.Ajo më thoshte kur prindërit e mi ishin të pakënaqur me mua… meqë ra fjala, isha një fëmijë i vështirë. Nuk mund të bëhesh kryeministër i Shqipërisë nëse nuk je fëmijë i vështirë.Unë mërzitesha me ta dhe ajo më thoshte: Mos u shqetëso.

Rri qetë. Kështu janë prindërit janë. Je djalë dhe djemtë bëhen burra dhe burrat nga natyra nuk janë krijesa të përsosura dhe perfekte. Kështu që do të bësh gabime gjithë jetës sepse je burrë. Por ka një gjë që nuk duhet ta harrosh. Një burrë mund të përballojë të bëjë gabime, por nuk mund të përballojë të jetë i mërzitshëm.Kështu që shpresoj të mos isha i mërzitshëm. Jam i lumtur t’ju them nëse doni një vend të bukur për të mbajtur konferencën e radhës, ejani në Shqipëri vitin e ardhshëm. Ju premtoj se nuk do të pendoheni. Mund të mos mësoni më shumë nga sa dini, por nuk do të mërziteni”, tregoi Rama nder te tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit