Kryeministri spanjoll dëgjon këshillën e Ramës: Nuk do e jap dorëheqjen

Kryeministri spanjoll dëgjon këshillën e Ramës: Nuk…

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez njoftoi të hënën se nuk do të japë dorëheqjen dhe do të vijojë detyrën.

“Kam vendosur të mbetem kryeministër”, tha ai në një fjalim emocionues drejtuar kombit.

Njoftimi i Sánchez përfundoi një “periudhë reflektimi” pesë-ditore që kryeministri ndërmori pas nisjes së një hetimi për korrupsion ndaj gruas së tij, Begoña Gómez. Hetimi paraprak u nxit nga një kallëzim penal i bërë nga një grup me lidhje me të djathtën ekstreme të njohur për ngritjen e padive të pabaza kundër personave të lidhur me kauza progresive.

Ndonëse prokurorët kanë kërkuar pushimin e çështjes dhe ekspertët ligjorë thonë se është e pabazë, pranimi i saj nga gjyqësori tronditi Sanchez-in, i cili të mërkurën publikoi një letër me katër faqe ku zbulonte se po mendonte të jepte dorëheqjen si pasojë sulmeve të vazhdueshme  nga grupet e djathta kundër tij dhe familjes së tij.

Gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit, Sánchez denoncoi peizazhin toksik politik në Spanjë.

“Nëse pranojmë se politika përfshin sulmin ndaj njerëzve të pafajshëm. Nuk ka asnjë nder që do të justifikojë vuajtjet e njerëzve që doni më shumë”, tha ai.

Njoftimi i Sanchez përfundon një fundjavë me nervozizëm në Spanjë, e cila ka të ngjarë të kishte hyrë në një epokë të paparë pasigurie politike nëse ai do të jepte dorëheqjen. Udhëheqësi socialist nuk ka pasardhës të qartë dhe kreu i Partisë Popullore të opozitës, Alberto Núñez Feijóo nuk ka mbështetjen e nevojshme për të formuar një qeveri alternative, të krahut të djathtë.

Premtimi i kryeministrit do ta kishte lënë vendin me një qeveri të përkohshme derisa parlamenti të shpërndahej dhe zgjedhjet e reja të mbaheshin gjatë verës. 

Pak ditë më parë, kryrministri shqiptar Edi Rama, përmes një mesazhi i kërkoi homologut të tij të mos e jap dorëheqjen dhe duke i ofruar mbështetje dhe inkurajuar të vazhdojë përpara, njësoj siç bën Rama, pavarësisht çdo prove që del dhe implikon atë dhe familjarë të tij. “Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur”, thuhej ndër të tjera në mesazhin e Ramës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit