Kryeministri vijon të përdorë gjuhë fyese për fushatë/ "Sa më budalla të jesh aq më i vlefshëm je"

Kryeministri vijon të përdorë gjuhë fyese për…

Dihet tanimë që Kryeministri Edi Rama e lëshon gojën pa u përmbajtur aspak. Duket se merakun më të madh e ka me kandidatët opozitarë, të cilët synojnë t’i marrin fronin nga duart. Nuk ka kaluar dhe shumë orë, kur nga Himara, nuk kurseu aspak kandidatin e Himarës, e më vonë të njëjtën sjellje ka bërë edhe në Vlorë.

Kryeministri këtë herë ironizoi deputetin Bujar Leskaj, por nuk harroi që të hidhte kunja drejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Hysni Sharrën. Kryesocialisti shfrenoi gojën duke e cilësuar si kryebudallain më të mirë në qytet.
“Ka gjetur më budallain e Vlorës për ta bërë kandidat të opozitës.

Më budalla që ka gjetur Leskua për të kandiduar këtu me Ermalin në Vlorë me Qiri nuk e gjen dot. Për këtë duhet ti them Leskos, respekte, që e kuptove se këtu nuk kruhesh dot me PS-në. Sa më budalla të jesh aq më i vlefshëm je për ta”, tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit