"Kryeministrit t’i vijë turp"| Nuk përmbahet Ngjela: Rama të japë dorëheqjen

“Kryeministrit t’i vijë turp”| Nuk përmbahet Ngjela:…

Situatën me publikimin e database-s me të dhënat e qytetarëve dhe rrogat mujore të tyre, e ka komentuar edhe avokati i njohur Spartak Ngjela. Reagimi i tij erdhi fill pas konferencës së shtypit që pati kreu i qeverisë.

Në reagim, avokati pohon se kryeministri nuk ka kuptuar asgjë nga situata e krijuar, teksa i kërkon atij të japë dorëheqjen nga keqmenaxhimi i të gjithë ngjarjes së krijuar.

Spartak Ngjela:

Sapo dëgjova konferencën e shtypit të kryeministrit të Shqipërisë. Flet sikur të jetë një njeri i thjeshtë i popullit. Nuk ka kuptuar asgjë. Sot atij i ka rënë shteti sepse 650 mijë shqiptarë janë dhunuar në pikën më të dobët të ekzistencës së tyre.

Kryeministrit i ka rënë shteti, kurse ai bën një avokati vulgare, duke thënë se do të përmirësojë sistemin; dhe se kjo ka ndodhur kudo në vende të ndryshme të Perëndimit. Turp! Mbrojtje vulgare.

Duhet të japë dorëheqjen. Nuk ka siguruar jetën ekonomike të qytetarëve të tij; që është sekret i njohur me ligj. Edi Rama, që nga sot nuk është më kryeministër i shqiptarëve të dhunuar.

Duhet të japë dorëheqjen. Nën një dhunim të tillë që iu bë shqiptarëve masivisht, përgjegjësi është shefi i qeverisë me të gjithë qeverinë.

Vlera e një kryeministri është garantimi i jetës shoqërore të shqiptarëve. Mosgarantizmi i kësaj jete është krim.

Kurse kryministri flet sikur nuk ka qenë kryeministri i këtij vendi. Zoti kryeministër! Qenia kryeministër nuk është privilegj, por është përgjegjësi!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit