Kryeministrja e Serbisë: Po luftojmë çdo ditë që Kosova të mos futet në UNESCO

Kryeministrja e Serbisë: Po luftojmë çdo ditë…

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç deklaroi se Serbia po lufton cdo ditë që Kosova të mos futet në UNESCO.

Ajo tha në Paris se çështja e Kosovës do të jetë në axhendën e saj gjatë një vizite dyditore në Francë dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përpjekjet e Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, ajo theksoi se Serbia do të kundërshtojë përsëri përpjekjet e Kosovës.

Ajo shtoi se anëtarësimi në “institucione të përkohshme do të ishte katastrofik, një precedent i madh dhe do të sillte me vete çështje të përmasave globale, të cilat nuk i nevojiten UNESCO-s“. E pyetur nga gazetarët për debatin për kërkesën e Prishtinës për anëtarësim në UNESCO, Brnabiç është përgjigjur se nuk ishte befasuese. “Kjo është ajo për të cilën ata përpiqen dhe përpiqen të anëtarësohen në UNESCO, ne po e luftojmë këtë çdo ditë dhe jemi për depolitizimin e qartë të UNESCO-s dhe për momentin kemi mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë që institucionet e përkohshme në Prishtinë nuk mund të jenë anëtare të UNESCO-s dhe, kështu, pavarësisht nga lobimi, besoj se do të mund të ruajmë statusin tonë në atë kuptim dhe të mbrohemi nga sulmet” tha kryeministrja serb.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit