Kryenin grabitje me dhunë në zonën e Liqenit Artificial, detaje të reja nga arrestimi i dy policëve

Kryenin grabitje me dhunë në zonën e…

Gjatë muajve të fundit janë shtuar denoncimet në polici për rastet e grabitjeve të celularëve apo sendeve me vlerë në zonën e Liqenit Artificial.

Policia e Tiranës ka reaguar publikisht duke dhënë detaje për dy punonjësit e policisë. Sipas policisë Serxhio Cani dhe Saimir Muzikanti duke shpërdoruar detyrën u kanë marrë paratë me dhunë dy qytetarëve.

Dy efektivët pasi ndalonin të rinjtë u kërkonin shuma parash, 20-30 dhe deri në 50 mijë lekë të reja.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

S. M., 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe S. C., 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit