Kryeprokurori për vajzën e plagosur në Prizren: Është jashtë rrezikut për jetën

Kryeprokurori për vajzën e plagosur në Prizren:…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur tjetrën, 10-vjeçare.

Kryeprokurori Petrit Kryeziu ka bërë të ditur se vajza e plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar nga hetuesit policorë që ka ndodhur një rast i vrasjes, ku ka humbur jetën një vajzë rreth 15-vjeçare dhe një tjetër është e plagosur dhe dyshohet se krimi është kryer brenda familjes. Po ashtu edhe kryerësi i veprës është i vetlënduar”.

“Vajza tjetër e mitur 10-vjeçare në bazë të informatave është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe kryerësi i veprës penale është jashtë rrezikut për jetë”, është shprehur ai.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit