Kryesia e PD vendos, 4 fazat si do përzgjidhen kandidatët për deputetë

Kryesia e PD vendos, 4 fazat si…

Partia Demokratike fillon nga sot përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë duke shënuar kështu de facto edhe nisjen e fushatës elektorale.

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, ku rolin kryesor e ka anëtarësia. 

Ky është një nga hapat përmes të cilit fuqizohet anëtarësia, rritet roli i saj dhe garantohet një lidhje dhe llogaridhënie e fortë mes të zgjedhurve dhe anëtarit te partisë.

Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave. Rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve ndahen në katër faza.

-Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetëpropozimit

-Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

-Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.

-Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

Përmes këtij procesi PD garanton një proces të hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjese e garës, pa asnjë paragjykim dhe bazuar mbi rregulla dhe norma transparente.

Të vetmit që nuk do të mund të jenë pjesë e garës janë personat që janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit, kanë qenë funksionar të lartë para viteve 90 apo bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit. Gratë, të rinjtë, të përndjekurit dhe pronarët do të kenë një përfaqësim dinjitoz në listën e deputetëve të PD.

Kryetari i PD Lulzim Basha jetëson një premtim të tij për hapjen dhe demokratizimin e partisë dhe fuqizimin e rolit të anëtarit në vendimmarrjet më të rëndësishme politike.

Duke marrë vendimet më të rëndësishme me anëtarësinë, PD jep shembullin e saj se si do te jete vendimmarrja e saj ne qeverisjen e vendit.

LEXO EDHE: 

PD mbledh sot Kryesinë, ja vendimi që pritet të miratohet

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit