Kryeson “Becchetti”/ Taksat e shqiptarëve po i hanë vendimet e Gjykatave të Arbitrazhit, arrijnë në 195 mln euro

Kryeson “Becchetti”/ Taksat e shqiptarëve po i…

195 milionë euro do të jetë fatura që do të rëndojë në kurrizin e taksapaguesve shqiptarë, pas vendimeve arbitrare që qeveria jonë ka marrë ndaj bizneseve apo individëve të caktuar.

Biznesmeni italian Francesco Becchetti ka depuzituar në Gjykatën e Arbitrazhit në 29 Qershor 2015 një padi kundër shtetit shqiptar për mbylljen e televizionit “Agon Channel”, e që në 29 mars 2023 kjo gjykatë vendosi që Shqipëria duhet ti paguaj biznesmenit 108 milionë euro.

Vendimet e GJEDNJ-së janë kryesisht çështje dhe vendime që lidhen me kthimin dhe kompensimin e pronave tek ish-pronarët.

Lista e çështjeve për dëmshpërblim kryesohet nga çështja “Sharxhi kundër Shqipërisë” me detyrim financiar prej 13,3 milionë euro, e ndjekur nga çështja “Rista dhe të tjerë kundër Shqipërisë” me detyrim 4,4 milionë euro.

I gjithë ky detyrim do të përballohet nga Fondi Rezervë i buxhetit të shtetit, i cili sa vjen dhe po boshatiset për shkak të “tekave dhe llastimeve” të kryeministrit Rama. Barra bie mbi qytetarët shqiptarë, të cilët ndonëse po përballen me një situatë jo të mirë për shkak të rritjes së çmimeve, do të duhet të paguajnë edhe më shumë taksa, për të mbushur arkën e shtetit.

Ministri i Financave Ervin Mete prezantoi projektbuxhetin e vitit 2024 dhe ajo që ra në sy ishte më pak të ardhura për pensionet dhe ata që përfitojnë ndihmë ekonomike e më tepër para për koncensionet korruptive si sterilizimi apo inceneratori i Tiranës. E mesa duket, arsyeja është e qartë. Shteti jonë do paguajë detyrimet që vijnë si pasojë e tekave të kryeministrit, ndaj dhe nuk ka më para për qytetarët. Këtyre të fundit, vetëm sa do u shtohen detyrimet mujore, për ti bërë edhe më të rrënuar nga sa janë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit