Kryetarët e “Rilindjes” të zhytur në luks/ Dhimitraq Toli i Bashkisë Dropull me “Rolex” 11.500 euro

Kryetarët e “Rilindjes” të zhytur në luks/…

Pyetjes se ku shkojnë taksat tona i përgjigjen drejtorët dhe kryetarët e “Rilindjes’, të cilët jetojnë të rrethuar nga luksi. Pa u futur te shpenzimet për udhëtime, shtëpitë dhe festat, vetëm veshjet e tyre kushtojnë aq para sa një qytetarë i thjeshtë nuk i shpenzon as për një muaj. Pas xhinseve “Jacob Cohen”, Kryetari i Bashkisë Dropull Dhimitraq Toli shfaqet me orë Rolex Submariner që kushton 11.500 euro.

Sigurisht që këto shpenzime marramendëse për një orë mund të sigurohen nga taksat tona, sepse kryetari e ka rrogën përafërsisht nga 45000 deri në 80500 lekë. Si mund t’i siguronte ai ndryshe kaq shumë para për një “Rolex”!?

Epo duke vënë pak imagjinatën në punë, ku një drejtor i thjeshtë i “Rilindjes” ka pasuri marramendëse, në cilat vlera shkon pasuria e shefave të tyre si Taulanti e të tjerë që vjedhjet e tyre i shfaqin haptazi dhe kërkojnë vota.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit